• Sport

Partizani-Skënderbeu/ Korçarët janë gati për ndeshjen në kryeqytet, shqetëson vetëm Nikaj

Skënderbeu po vijon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Partizanit. Bardhekuqtë vijnë pas një momenti të mirë dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm për të synuar në fund të kampionatit për tu renditur në një mes 4 ekipeve më të mira të kampionatit. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë për korçarët,  pasi transferta e kryeqytetit bëhet edhe me delikate duke marrë parasysh faktin se në këtë duel mund të mungojë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës si Ardit Nikaj. Sulmuesi ka marrë një goditje në gjurin e djathtë, që më parë e ka dëmtuar rëndë dhe e ka operuar, duke qëndruar jashtë fushave për më shumë sesa 6 muaj. Kontrasti mes dy lojtarëve ka qenë i fortë dhe lojtari ka ndjerë dhimbje të madhe. Ardit Nikaj do të bëjë një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas do të shihet shkalla e dëmtimit. Më pas do të kuptohet se sa kohë do t’i duhet shkodranit për rikuperimin. Ndërkaq sa i përket statistikave mes dy skuadrave këtë sezon,  Skënderbeu është e vetmja skuadër, që ka mundur të mposhtë dy herë Partizanin, si dhe e vetmja kundër së cilës kampionët në fuqi nuk kanë fituar ende në këtë edicion. Korçarët kanë fituar dy ndeshje me shifra minimale në Korçë dhe kanë marrë një barazim 1-1 në betejën e luajtur në kryeqytet. Të shtunën Partizani do të provojë të thyejë për herë të parë në këtë sezon skuadrën e Ivan Gvozdenoviç. Ndeshja Partizani-Skënderbeu do të luhet të shtunën në orën 16:00 në kryeqytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *