• Korça

Java studentore në Korçë/ Projektet e BE, mundësi për studentët

Java studentore në universitetin Fan Noli ka vijuar me një aktivitet në lidhje me Bashkimin Europian si dhe mundësitë që ai ofron nëpërmjet projekteve të ndryshme. Të ftuara ishin Aida Kristo, përgjegjëse e Sektorit të Integrimit Europian në Bashkinë Korçë dhe Mariela Aliçkolli këshilltare për projektet e BE-së në Këshillin e Qarkut Korçë. Ato diskutuan me studentët në lidhje me aderimin e Shqipërisë në BE, statusin aktual, si dhe në lidhje me Fondet e Bashkimit Europian dhe punën që bën Këshilli i Qarkut Korçë për investimin në komunitet.

Një tjetër mundësi për studentët janë edhe projektet e Erasmus, ku universiteti i Korçës vazhdimisht kryen aplikime për projekte të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *