Ashtu sikurse dy sezone më parë edhe finalja e edicionit 2023-2024 në Superligën e volejbollit për femra do të dhurojë duelin Skënderbeu-Tirana. Korçaret fituan edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale në transfertë kundër Vllaznisë, ndërsa vajzat bardhebluë triumfuan sërish në derbi ndaj Partizanit. Takimi i parë i ditës së djeshme ishte ai i zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Pasi kishin fituar raundin e parë në shtëpi me rezultat të pastër, vajzat e Orlando Kojës e përfunduan punën duke marrë edhe gjysmëfinalen e dytë, këtë herë në shifrat 1-3 me përmbysje. Për trajnerin e Skënderbeut Orlando Koja, ky ishte një sukses i merituar dhe vajzat luajtën shumë mirë.
Kujtojmë që Skënderbeu në volejboll për femra është duke zhvilluar një edicion të shkëlqyer, teksa është në garëq për çdo trofe të mundshëm sezonalë.