Janë luajtur në fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e 26-të në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Struga e Shpëtim Duros është mposhtur në transfertën me Vardarin me rezultatin 0-1. Një humbje që i rrezikon jo pak titullin kampionm por që për fatin e struganëve ndjekësit nuk e kanë shfrytëzuar këtë rezultat. Për trajnerin Shpëtim Duro, kampionati është futur në një fazë vendimtare dhe çdo ndeshje ka rëndësi maksimale.
Sa iu përket skuadrave të tjera edhe Shkupi humbi në transfertën me Bregalnica ndërsa Shkëndija mori barazim me Makedonija GP. Pas 26 javësh kampionat Struga udhëheq tabelën e klasifikimit me 54 pikë, Shkupi në vendin e dytë me 51, kurse Shkëndija në vendin e tretë me 49 pikë.