Fshati turistik i Tushemishtit këtë sezon turistik pritet të tërheqë edhe më tepër vizitorë, për shkak të investimeve që janë duke u zhvilluar në këtë zonë, të cilat po i japin një pamje edhe më të bukur fshatit të njohur, por edhe po rrisin vlerën e pronave. Bëhet fjalë për projektin e rikonstruksionit të fasadave të banesave i cili është duke u kryer me financim nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan. Sipas nënkryetarit të bashkisë Pogradec, projekti është drejt përfundimit.
Edhe për banorët e këtij fshati investimi pritet të rritë numrin e vizitorëve këtë sezon.
Fondacioni Shqiptaro Amerikan është duke investuar njëkohësisht edhe në zonën e Drilonit në Pogradec.