Këtë 1 Maj kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka zgjedhur që të jetë pranë një familje në nevojë. Xhakolli është ndalur në lagjen 4 tek familja Zabzuni e cila jetonte në kushte të vështira dhe pa të ardhura të mjaftueshme mujore. Ata jetonin me 170 mijë lek të ardhura mujore ndihmë ekonomike dhe kemp që merr vazja e vogël e familjes. Vazja u tregua e gatshme të punojë, pasi Xhakolli u ofrua ti ndërmjetësojë një vend pune në sektorin privat.
Familjes do ti mundësohet një bonus qeraje për disa kohë, ndërkohë që bashkia po punon për të krijuar një fond banesash sociale dhe sapo të kenë programin, këtë familje do e trajtojnë me prioritet. Gjithashtu një një tjetër qytetar ka marrë përsipër që për disa muaj të paguajë faturat mujore të familjes.