• Pogradec

Muzeu i Pogradecit/ Numër i lartë vizitorësh në muajt e parë të vitit

Pogradeci falë gërmimeve arkeologjike ka zbuluar një histori shumë të pasur, një pjesë e mirë e së cilës është ekspozuar nëpërmjet objekteve e dokumentave në muzeun e këtij qyteti. Në të disa artefakte arkeologjike datojnë nga neoliti, rreth 8000 vjet më parë, ndërsa të tjerë i përkasin mesjetës së vonë. Objektet etnografike datojnë nga fundi i mesjetës deri në fillim të shekullit XX, ndërsa dokumentet dhe fotografitë i përkasin periudhës nga shek. XVII deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Rehabilitimi i këtij muzeu vitin e shkuar ka bërë të mundur ekspozimin më të mirë të këtyre objekteve duke i bërë edhe më tërheqës për vizitorët e shumtë.

Edukimi i brezit të ri është një tjetër objektiv i muzeut, ndaj edhe atë e vizitojnë nxënësit e shkollave por edhe të kopështeve të cilët njihen me historinë dhe mënyrën se si kanë jetuar të parët e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *