• Pogradec

Kryhet 100% vaksinimi HPV në Pogradec/ Punohet me vajzat e grupmoshës 14-20 vjeç

Procesi i vaksinimit të vajzave të moshës 13-vjeçare kundër virusit HPV ka ecur mjaft mirë në bashkinë e Pogradecit. Sipas burimeve zyrtare nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor mësohet se është kryer vaksinimi në masën 100%, ndërsa tashmë po punohet me vajzat e grupmoshës nga 14-20 vjeç, të cilat kanë të drejtën e kryerjes me dëshirë të kësaj vaksine.

Vaksina kundër Human Papilloma Virus është futur në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit prej tetorit të vitit 2022, duke u konsideruar si një vaksinë mjaft e rëndësishme që mbron vajzat nga kanceri i qafës së mitrës. Në të gjitha qendrat shëndetësore të bashkisë Pogradec ndodhet edhe kjo vaksinë, sëbashku me vaksinat e tjera të kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit. Sipas të njëjtave burime në bashkinë e Pogradecit vaksinat e kalendarit të detyrueshëm janë realizuar në masën 98%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *