• Pogradec

Festa e Pashkës në Pogradec/ Besimtarët kremtojnë ngjalljen e Krishtit

Besimtarët ortodoksë të rrethit të Pogradecit kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkës. Me qirinjtë e lutjes në duar që simbolizojnë dritën e përjetshme ata mbushën kishat e qytetit. Gjatë liturgjisë së shenjtë që u mbajt në dy kishat e qytetit bregliqenor ishin të pranishëm shumë besimtarë. Klerikët që mbajtën meshën e shenjtë të Pashkës bënë thirrje që besimtarët të marrin dritë nga drita që nuk perëndon.

Sipas traditës qirinjtë e ndezur dërgohen nëpër familje , ndërsa në përfundim të meshës së pashkës besimtarët trokasin vezët e kuqe, të cilat simbolizojnë gjakun e Krishtit. Pashka është festa më e madhe e besimit ortodoks. Ajo jep mesazhe të forta të shpresës, dashurisë dhe mirësisë, pasi Krishti e mundi vdekjen dhe drita e ndriçoi errësirën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *