• Kolonjë

Revista italiane reportazh për Leskovikun, vëmendje bukurive natyrore dhe agroturizmit

Revista e njohur italiane, Gambero Rosso e cila është më e madhja në këtë vend sa i përket fushës së gastronomisë, i ka kushtuar një reportazh të veçantë Shqipërisë, ku është ndalur specifikisht te zona Leskovikut në Kolonjë.

Revista përmend me detaje të gjitha destinacionet e turistike të zonës së Leskovikut, zonë kjo e cila me mrekullinë e saj natyrore po vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota. Vëmendja e revistës ndalet kryesisht në Shelegur, Llixhat e Sarandoporit, rrugës panoramike Përmet-Leskovik e cila shoqërohet me pamjen magjike të lumit Vjosa dhe të shumë destinacioneve të tjera turistike dhe natyrore, të cilat i kanë dhënë kësaj zone një tjetër imazh ndërkombëtar.

Revista italiane përmend gjithashtu edhe agro-turizimin e kësaj zone, duke treguar vreshtat që ndodhen aty, sic është edhe ai i kantinës Max Mavrud, e cila është cilësuar si një nga 10 vererat më të mira në Shqipëri. Klima fantastike që ka kjo zonë, favorizon pjekjen e rushit në kohën e duhur dhe kjo shton akoma më teper cilësinë e verës që prodhon kjo zonë. Leskoviku po merr gjithnjë e më shumë zhvillim sa i përket sektorit të turizmit, kjo për shkak të bukurive natyre, por edhe mikpritjes së ngrohtë të banorëe të kësaj zone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *