• Kolonjë

Mungesa e mjekëve në Leskovik/ Banorët të detyruar të udhëtojnë drejt Ersekës dhe Korçës për të marrë shërbim

3000 banorë të njësisë administrative Leskovik në bashkinë e Kolonjës vuajnë mungesën e mjekëve. Momentalisht qendra shëndetësore e qytetit të Leskovikut ka vetëm një mjeke dhe ajo është pensioniste. Në kushte të tilla, banorët janë të detyruar të udhëtojnë drejt spitalit të Ersekës dhe në të shumtën e rasteve drejt spitalit rajonal të Korçës për të kërkuar ndihmën mjekësore. Një gjë e tillë pranohet nga mjekja Hyrije Hida, e cila thotë se e vetmja gjë që mbetet për të bërë është dhënia e ndihmës së parë mjekësore dhe rekomandimi për të shkuar në spitalin e Korçës.

Banorët e njësisë administrative Leskovik tregojnë se dikur shërbimi spitalor në këtë qytet ka qenë i plotësuar ndërsa tani janë të detyruar të udhëtojnë për më tepër se dy orë për të marrë ndihmë mjekësore.

Mungesë mjekësh ka dhe në spitalin e Ersekës, kryesisht të mjekëve specialistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *