• Kolonjë

Meta në rrugën Korçë – Ersekë/ Meta: Korrupsioni, prioritet i qeverisë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka parë nga afër rrugën Korçë Ersekë e cila pak ditë më parë ka pësuar edhe një tjetër shembje. Sipas tij kjo rrugë nuk ka asnjë lidhje me standardet e një rruge të sigurt, por mbart rreziqe për shoferët, e pasagjerët. Për këtë kjo rrugë tha Meta duhet të hetohet.

Meta theksoi se korrupsioni ka qenë e mbetet prioritet i qeverisë së Edi Ramës, ndërsa sipas tij në Shqipëri tenderat kontrollohen nga Rama.

Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë edhe sferat e tjera kontrollohen nga Rama në bashkëpunim me eksportuesit. Në krye të rrugëve, PPP dhe të inceneratorëve është vetëm një njeri e ky është Edi Rama, ka përfunduar Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *