Juglindja e vendit dhe sidomos Devolli ka një folklor mjaft të pasur i cili po trashëgohet mjeshtërisht ndër breza. Edhe të rinjtë e shkollave jo vetëm që po i përqafojnë këto tradita folklorike mjaft mjeshtërisht, por me talentin e tyre po shkëlqejnë në veprimtari të ndryshme që organizohen brenda dhe jashtë vendit. Së fundmi Ansambli i Devollit ka marrë pjesë në Festivalin Kombëtar të veprimtarive tradicionale dhe shoqatave kulturore në Kavajë, aty ku ka merituar vendin e parë me performancën e fëmijëve. Çmimi është titulluar Sadi Halili, në nder të valltarit të mirënjohur nga Librazhdi. Mes shumë grupeve pjesëmarrëse nga gjithë Shqipëria, edhe këtë herë devolliçja ja ka dalë të mbizotërojë, për bukurinë që ajo ka por edhe për mënyrën mjaft mjeshtërore që është luajtur nga grupi pjesëmarrës. Falë punës që profesorët e folklorit po bëjnë me të rinjtë, ata jo vetëm po trashëgojnë denjësisht këto valle, doke e zakone por po shkëlqejnë edhe nëpër skena.
- Devoll
Ansambli Devolli shkelqen në Kavajë/ Performanca e fëmijëve meriton vendin e parë
Devoll
Më shumë- Devoll
Ujësjellës i ri në Devoll/ Ky ujësjellës do të furnizojë me ujë për 24...
- Devoll
Dhuna në familje në Devoll/ Raste të shtuara të dhunuesve që vuajnë ng...
- Devoll
Tinguj kitare në Devoll/ Edicioni i dytë mbledh serenatistë nga rajoni...
- Devoll