Rruga në hyrje të fshatit Progër në bashkinë Devoll është asfaltuar. Kjo rrugë ishte tepër problematike pasi me kalimin e kohës ishte amortizuar dhe sillte probleme në qarkullimin e automjeteve ndërsa banorët thotë se ishte e vështirë ta përshkoje edhe me karrocë.
Kryetari i fshatit Progër Nevruz Hoxha thotë se veç rrugës, janë bërë e disa ndërhyrje të tjera për përmirësimin e jetesës në këtë fshat.
Në fshatin Progër jetojnë rreth 300 familje.