Një ndër shërbimet e ofruara tek qendra shumëfunksionale komunitare në bashkinë e Devollit është dhe ai i punonjësit social i cili zhvillon terapitë e zhvillimit me fëmijët me aftësi ndryshe. Janë 12 fëmijë që këtë shërbim e marrin rregullisht me fasha orare të ndryshme në mënyrë që gjithësecili të ketë kujdesin maksimal në procesin e të nxënit.
Me shërbimet e ofruara në këtë qendër, prindrit kanë ngelur të kënaqur.
Në këtë qendër marrin shërbim rreth 400 persona nga shtresat vulnerable të shoqërisë si dhe fëmijë me aftësi ndryshe.