Banorët e qytetit të maliqit kanë zgjedhur pyllin e fazanëve për të festuar diten e 1 majit. Ata janë mbledhur me familjarët e tyre për të kaluar momente qetesia dhe për te kaluar një ditë ndryshe me familjaterët e tyre. Për ti dhënë ngjyra me festive, bashkia e maliqit ka organizuar një koncert me këngë e valle popullore. Banorët kanë gatuar në natyrë gatime tradicionale dhe shprehen të kënaqur për natyrën dhe qetesinë që ju fal ky vend.
Është kthyer tashmë një rutine e pervitshme për banorët e qytetit festimi i dhe organizimi ne pyllin e fazanëve. Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.