• Korça

Starton olimpiada “Rroke shkencën”/ Marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme të qarkut Korçë

Për të pestin vit radhazi studentët e “Laboratorit të Dijes” në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë organizojnë olimpiadën “Rroke Shkencën” midis shkollave të mesme të qarkut Korçë. Qëllimi i organizimit të kësaj olimpiade është jo vetëm testimi i njohurive të nxënësve por edhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes tyre dhe universitetit.

Nga viti në vit është vënë re një rritje e interesi i nxënësve për të marrë pjesë në këtë olimpiadë.

Olimpiada ka startuar këtë të martë dhe për 5 ditë me rradhë nxënësit pjesmarrës do të testojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme, për tu përmbyllur të shtunën me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *