• Korça

Shtrohen dy rrugë më kalldrëm/ Investohet në rrugët “Misto Mame” dhe “Ndre Mjeda” në Korçë

Po shkon drejt përfundimit puna për shtrimin me kalldrëm të dy rrugëve në qendër të qytetit të Korçës. Bëhet fjalë për rrugët Misto Mame dhe Ndre Mjeda në lagjen 7 të qytetit në afërsi të zonës këmbësore. Burime zyrtare nga Bashkia e Korçës konfirmojnë se i gjithë investimi është marrë përsipër nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e cila me specialistët e vet është duke kryer shtrimin me kalldrëm sipas traditës së hershme të Korçës. E gjithë sipërfaqja ku po punohet shkon në rreth 2200 m2, ndërsa për ti bërë edhe më rezistente këto rrugë kalldrëmi po përforcohet edhe me llaç. Banorët shprehen të kënaqur për punën e kryer, ndërsa shprehen se para ndërhyrjes rrugët kanë qenë mjaft të amortizuara.

Pritet që i gjithë investimi të përfundojë brenda pak ditësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *