• Turizëm dhe Kulturë

Shfaqja “Kopraci” nga të rinjtë. Nxënësit e shkollës “Fuat Babani” ngjitin në skenë kryeveprën e Molierit

“Kopraci”, kryevepra e Molierit, një prej dramaturgëve më të rëndësishëm të skenës teatrore botërore, është vënë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Këtë herë kanë qënë nxënësit e shkollës së mesme “Fuat Babani” në Bilisht, të cilët me mbështetjen e mesueses Blerina Bejleri dhe nëndrejtoreshës Aurela Cane, kanë sjellë këtë komedi me një interpretim të shkëlqyer. Ky realizim teatror jo vetëm që ka përmbushur një ëndërr të nxënësve, por vjen edhe si një mënyrë për ti afruar të rinjtë sa më shumë me artin dhe kulturën.

Nxënësi Ermes Hoxhalli i cili interpretoi rolin e Harpagonit, thotë se ëndrra e nxënësve u bë realitet me këtë shfaqje, duke u ngjitur në skenën ku kanë interpretuar emra të njohur të teatrit korçar e jo vetëm.

Kjo shfaqje e realizuar nga nxënësit e shkollës së mesme “Fuat Babani” në Bilisht, shërben si një model që duhet ndjekur edhe nga shkolla të tjera, për tju dhënë mundësi të rinjve të shfaqin talentin e tyre, duke sjellë shfaqje të tilla në teatrin e Korçës, i cili ka gjithnjë derën e hapur për të rinjtë e talentuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *