• Lajme kombëtare

“Duke ecur nëpër Europë”/ Çelet në Selanik një ekpozitë fotografike nga Vivien Horeti

Një ekspozitë fotografike është çelur në qytetin e Selanikut, në ambientet e organizatës “Jeta”, nga vajza e talentuar me origjinë shqiptare Vivien Horeti. Foto të shkrepura nga vende të ndryshme të botës që pasqyronin jetën reale, natyrën e bukur dhe momente të veçanta të kapura nga objektivi i Vivienit, e cila edhe më herët ka çelur ekspozita fotografike me tematika të ndryshme. Ekspozita “Duke ecur nëpër Europë” qëndroi e hapur për rreth tre javë, duke iu dhënë mundësi të gjithë dashamirësve dhe adhuruesit e artit të fotografisë ta vizitojnë nga afër e të shprehin opinionet e tyre. Përveç fotografisë dhe poezisë të cilat janë dy pasionet e saj, Vivieni ka zgjedhur të jetë një zë i rëndësishëm në shtetin grek duke kandiduar për këshillin bashkiak të Athinës, qytetin ku ka lindur, është rritur dhe arsimuar, duke qënë një nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar që duan të bëhen pjesë edhe e fushës politike dhe institucioneve më të rëndësishme vendimmarëse në Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *