Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë mori vendimin për ndërprerjen e përllogaritjes dhe publikimit të normaës TRIBOR që është interesi i ofruar për vendosjen e depozitave, e bashkë me të edhe të TRIBID-it, interesi i kërkuar për pranimin e depozitave, nga data 1 gusht 2024. Kjo ndërprerje do të ketë efekt edhe për disa huamarrës në lekë të sektorit bankar, ndaj Banka e Shqipërisë ka dalë në një njoftim zyrtar ndaj klientëve të saj, të cilët preken nga ky ndryshim për kontratat ekzistuese të kredive, të çmuara me normën TRIBOR. Në këtë njoftim thuhet se: “Në këtë kuadër, duke përfituar nga rasti, u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve që vijnë nga bankat tregtare për ndryshimet në kontratën e tyre të kredisë, veçanërisht nëse kjo e fundit është vlerësuar me normën e interesit TRIBOR. Për çdo rast, i inkurajojmë qytetarët të lexojnë me vëmendje kontratën e kredisë për të vlerësuar nëse preken nga ky ndryshim ose t’i drejtohen bankës së tyre tregtare për të marrë më shumë informacion, nëse është i nevojshëm zbatimi i ndryshimeve në kontratën e tyre të kredisë, bazuar mbi normën e përdorur.” Treguesi referues TRIBOR 12-mujor nuk do të llogaritet dhe nuk do publikohet më që prej muajit gusht ndërkohë do zëvendësohet në kontratat ekzistuese të kredisë me yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, çka do të sjellë një normë më të ulët interesi për huamarrësin.
- Lajme kombëtare
Ndryshon norma e interesit për huamarrësit/ Banka e Shqipërisë njofton klientët për zëvendësimin e TRIBOR-it me yield-in e Bonove
Lajme kombëtare
Më shumë- Lajme kombëtare
Vijojnë kërkimet në Shpirag/ Ministria e Infrastrukturës: S’ka mbyllje...
- Lajme kombëtare
Festat e nëntorit në Boston/ Qendra Vatra organizon ceremoni festive
- Lajme kombëtare
Mbahet sot Samiti i Procesit të Berlinit. Axhenda, rrugët e bllokuara ...
- Lajme kombëtare