• Korça

Orkestra e Harqeve performon në Elbasan, 30% e orkestrës përbëhet nga të rinjtë

Orkestra e Harqeve e Korçës do të marrë pjesë në takimin kombëtar të orkestrave të harqeve i cili zhvillohet në Elbasan, këtë vit në edicionin e tij të tetë.

Programi edhe këtë vit pritet të jetë i larmishëm duke përfshirë rryma të ndryshme, ndërsa nuk do të mungojë edhe një pjesë shqiptare.

Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve do të zhvillohet pasditen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit, aty ku pritet që këtë vit të ketë një numër më të madh të pjesëmarrësve nga të gjitha trojet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *