• Korça

Çelet ekspozita me ikona byzantine/ 13 ikona dedikuar figurës së Johan Pagëzorit

Është çelur në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë ekspozita “Johan Pagëzori”, e cila i është dedikuar tërësisht Johan Pagëzorit, si një nga figurat më komplekse, të jashtëzakonshme dhe më të pikturuar në traditën ikonografike bizantine. Drejtorja e këtij muzeu Fjoralba Prifti ka bërë me dije se pjesa më e madhe e ikonave ekspozohen per herë të parë.

Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij Imzot Joani është shprehur se Johan Pagëzori është një nga 3 figurat më të rëndësishme të krishtërimit.

Në këtë kuadër është mbajtur edhe një sesion shkencor, ku studiues dhe njerëz të rëndësishëm të artit bizantin kanë referuar mbi temën. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 31 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *