• Korça

Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi” shesin produkte në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe

Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi” në fshatin Mollaj të Korçës, çelën një panair me zbukurime të krijuara me materiale të riciklueshme. Fitimet e siguruara prej shitjes së produkteve, do të shkojnë për të blerë mjete zhvillimore për klasën burimore e për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe.

 Qëllimi i zhvillimit të këtij aktiviteti sipas mësueses ndihmëse Xhensila Kokoshi është që përveçsndihmës së fëmijëve me aftësi ndryshe, të kultivohet tek nxënësit ndjenja e humanizmit dhe solidaritetit

Zbukurimet u reklamuan në zonën këmbësore të qytetit ku panairi u mirëprit dhe pjesa më e madhe e tyre u shitën për qytetarë që treguan interes t’i bashkoheshin kësaj kauze kaq humane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *