• Korça

110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik korçar

20 dhjetori përkon me 110 vjetorin e lindjes së piktorit korçar Vangjush Tushi. Ai është një figurë me vlera të mëdha në këtë fushë të artit, me një jetë mjaft të vështirë si i burgosur politik, por që kurrë nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për të pikturuar. Tushi vjen si pasardhës i një familjeje borgjeze, e cila si një familje e mirëfilltë korçare, u kujdes që këtë talent ta shpaloste më së miri.

Suljoti është duke studiuar të gjithë jetën e piktorit të njohur Vangjush Tushi duke përmendur disa nga arritjet e tij.

Vangjush Tushi u arrestua dhe dënua me 10 vite heqje lirie, për agjitacion e propagandë, ndonëse ishte i sëmurë me parkinson. Pas 6 vitesh në burgun famëkeq të Ballshit, ai ndërron jetë në 30 korrik të vitit 1982, por la si trashëgimi të familjes, rreth 250 piktura që e mbajnë gjallë e sot e kësaj dite figurën e tij. Vangjush Tushi është vlerësuar pas vdekjes me titullin “Piktor i Popullit” nga presidenti i Republikës, po ashtu edhe me titujt “Qytetar Nderi”, “Emblema e Artë e Qytetit” dhe “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, ndërsa një rrugë në qytetin e Korçës mban emrin e Vangjush Tushit në nder të figurës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *