• Korça

Praktika në QTTB/ Studentët bëjnë praktikat profesionale në këtë Institucion

Studentët e Universitetit “Fan S.Noli” në Korçë kryejnë një sërë praktikash profesionale pranë Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale në Korçë. Gjatë vizitave në këtë qendër, ata informohen rreth aktiviteteve e detyrave kombëtare që kryen kjo qendër për përmirësimin racor të bagëtive të imta dhe gjedhit të zonave malore.

Suraj shton se ata i njohin nxënësit edhe me protokollin e masave profilaktike veterinare që ndiqen në këtë institucion nga specialistët, që më pas zbatohen edhe në fermat e kontaktit që kjo qendër asiston. Në qendrën e transferimit të teknologjive bujqësore mbarështohen rreth 400 krerë bagëtish të imta që janë reproduktorë me vlera të larta racore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *