Ky grup muzikor vjen si pjesë e nismës “Youth Zone”, e ndërmarrë nga vetë të rinjtë, mbështetur nga bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës, me qëllim promovimin e talenteve të tyre në fusha të ndryshme.
Në këtë bandë muzikore luajtën në kitarë elektrike Anesti Plasari, Ernesta Kokoneshi dhe Aleks Lime, në bateri Loandi Kacidhja, Xhoi Topi në kitarë bass, ndërsa instrumentistë e vokalistë ishin Panajot dhe Boni Hamzallari dhe si edhe Flavia Zere.
Gjatë kësaj mbrëmje, janë performuar një sërë këngësh të përzgjedhura nga rrymat rock, hard rock dhe metal, të huaja e shqiptare, ai ato nga grupi Guns and Roses apo këngë shqiptare të viteve 90 si ajo e grupit tingulli i zjarrtë, na lini të jetojmë, etj.
Në këtë mbrëmje nuk kanë munguar vlerësimet mbi këtë nismë dedikuar të rinjve, të cilët përmes aktiviteteve të ndryshme do të shpalosin talentin e tyre.
Përmes nismës “Youth Zone” të rinjtë do të gjejnë mbështetje për të realizuar idetë e tyre në çdo fushë, me organizimin e aktiviteve të ndryshme gjatë gjithë vitit, mbështetur këto nga bashkia Korçë.