Është çelur edhe për këtë vit Akademia Verore, një organizim që vjen si bashkëpunim mes universitetit “Fan Noli” të Korçës, Universitetit “Aristoteli” në Selanik, Universitetit të Veliko Tërnovo-s në Bullgari dhe Institutit Gëte në Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ky bashkëpunim ka për qëllim të kthejë universitetin e Korçës në një qendër të studimeve të përbashkëta në rajonin e ballkanit.
Kjo strukturë e cila organizohet për të dytin vit rradhazi synon të sjellë në vëmendje “Akademinë e Re të Voskopojës”.
Akademia Verore do të zhvillohet nga data 7 deri në 17 maj ku do të referojnë personalitete të ndryshëm të botës akademike dhe tema për këtë vit është “Ballkani në rrënjët e studimeve gjuhësore, letrare, historike dhe etnografike”.