• Korça

Balluku e Manastirliu në Korçë/ Siguria e instalimeve elektrike dhe enëve nën presion

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion në të gjithë vendin sa i takon masave të sigurisë së instalimeve elektrike, kaldajave dhe enëve nën presion, apo bombolave të gazit që përdoren në institucionet arsimore. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin në shkollën 9-vjeçare “Nuçi Naçi” në qytetin e Korçës, ku ndoqën nga afër të gjithë procesin.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo duke shprehur mbështetjen për këtë aksion siguroi se bashkia e Korçës do të marrë menjëherë masa për adresimin dhe zgjidhjen e çdo problematike që do të evidenohet nga ana e inspektorëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial në çdo institucion arsimor që është pjesë e territorit të kësaj bashkie. Janë më shumë se 3 mijë institucione arsimore në të gjithë vendin që do të jenë pjesë e kontrolleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *