Roja bregdetare italiane po ndërmerr dy operacione për shpëtimin e rreth 1200 migrantëve nga barka të mbipopulluara në brigjet e Sicilisë. Rreth 800 persona ndodhen në një barkë peshkimi, ndërsa 400 të tjerë në një barkë të dytë.
Roja bregdetare e vendit europian ka shpëtuar rreth 2 mijë persona në operacione të tjera të ndërmarra që nga e premtja që lamë pas. Numri i migrantëve që udhëtojnë drejt Italisë është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e shkuar, pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra nga qeveria e koalicionit të krahut të djathë për të ndaluar migracionin e paligjshëm.
Sipas projektit të Organizatë Ndërkombëtare për Migracionin, më shumë se 26 mijë persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Mesdhe që nga viti 2014.
/korca.rtsh/