• Lajme nga bota

Shtyhet ndeshja AEK-Dinamo Zagreb, mbetet i vrarë tifozi grek

Ndeshja mes AEK-ut të Athinës dhe Dinamo Zagrebit është anuluar! Takimi që ishte planifikuar të luhej sonte në mbrëmje, nuk do të luhet dhe vendimi është marrë pak minuta më parë, kur dy klubet janë takuar në një mbledhje me UEFA-n.

Trazirat e mbrëmshme në Athinë dhe vrasja e tifozit grek nga ultrasit e Dinamo Zagrebit, kanë bërë që drejtuesit e AEK-ut të tërhiqen nga mbledhja duke e konsideruar si jo etike që të luhet ndeshja në kushte kur tifozët rrezikojnë seriozisht mbarëvajtjen e saj, sidomos mbas incidenteve që kanë ndodhur së fundmi.

Tashmë, ka mbetur vetëm që UEFA të dalë në një komunikatë zyrtare dhe të njoftojë për shtyrjen e ndeshjes dhe do të përcaktohet edhe data e re se kur skuadrat do të zbresin në fushë. Për këtë incidente, janë arrestuar 98 tifozë të skuadrave ndërkohë që të plagosur kanë mbetur 8 të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *