• Lajme nga bota

Rreth 1200 migrantë në dy barka në brigjet e Sicilisë, autoritetet italiane ndërmarrin dy operacione për t’i shpëtuar

Roja bregdetare italiane po ndërmerr dy operacione për shpëtimin e rreth 1200 migrantëve nga barka të mbipopulluara në brigjet e Sicilisë. Rreth 800 persona ndodhen në një barkë peshkimi, ndërsa 400 të tjerë në një barkë të dytë. 

Roja bregdetare e vendit europian ka shpëtuar rreth 2 mijë persona në operacione të tjera të ndërmarra që nga e premtja që lamë pas.  Numri i migrantëve që udhëtojnë drejt Italisë është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e shkuar, pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra nga qeveria e koalicionit të krahut të djathë për të  ndaluar migracionin e paligjshëm.

Sipas projektit të Organizatë Ndërkombëtare për Migracionin, më shumë se 26 mijë persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Mesdhe që nga viti 2014.

/korca.rtsh/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *