• Turizëm dhe Kulturë

“Dasma e zavallit Demo”. Botimi i fundit i shkrimtarit, humoristit dhe komediografit Skënder Demolli

Skënder Demolli lindi në Korçë në 14 korrik 1953. Kreu studimet e larta në Institutin Bujqësor të Tiranës, por talenti e çoi në letërsinë homoristike dhe dramaturgjisë. Homori i tij shquhet për mprehtësinë, situatat e këndshme, befasimet fjalorin e pasur, sikundër dhe një ironi therëse, që të çon drejt satirës, në zbulimin e dukurive negative, veseve e sjelljeve të ulëta të njerëzve, posaçërisht deformimet e rënda që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare pas viteve ’90 me tranzicionin e rrëmujshëm, humbien e vlerave dhe anarkinë sociale.

Të gjitha këto janë të pasqyruara mësë miri edhe në botimin e fundit të autorit, “Dasma e zavallit Demo” një libër i cili përmes humorit të tij fin godet disa prej fenomeneve negative të shoqërisë, duke përcjellë mesazhe morale tek secila prej tyre. Demolli është dhe themeluesi i klubit të shkrimtarëve “Bota e Re” emrin e të cilit e mori nga gazeta korçare e viteve 30 të shekullit XX. Kështu ai u bë një nga figurat kryesore të letërsisë korçare pas rënies së komunizmit duke patur suksese të mëdha në fabulat, dramat, komeditë dhe kritikë letrare, jo vetëm në Shqipëri por edhe në trojet shqiptare jashtë kufirit.

Skënder Demolli ka përshtatur në trajtë komedie disa filma grekë duke i rishkruar dhe mbushur me karaktere të jetës shqiptare, një pjesë e tyre janë vënë në teatër. Gjithashtu ai ka shkruar edhe pjesë për teatrot e kukullave. Skënder Demolli ka punuar si gazetar pranë Radio Korça dhe për disa vite ka qënë titullar i këtij institucioni. Në rrugën e gjatë të krijimtarisë letrare, pas botimeve të librave me fabula, poezi dhe romane, ai nisi një udhë të re, atë të dramaturgjisë, duke u bërë një dramturg i sukseshëm. Këtë famë ia shtoi bashkëpunimi me artistin e madh korçar, Dhimitër Orgocka, duke vënë në skenë dramat e tij dhe jashtë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *