Promovimi i monumenteve të natyrës, pikave turistike dhe bukurive natyrore të Bashkisë Maliq do të kryhet edhe nëpërmjet një turneu virtual i cili së shpejti do të prezantohet në aplikacionin Welcome Albania duke përbërë kështu edhe një mundësi më shumë për turistët e vizitorët që të gjejnë më lehtë resurset turistike të kësaj zone.
Ky turne virtual do të quhet “Zbulo Maliqin” duke u prezantuar në një mënyrë inovative dhe gjithëpërfshirëse. Në aplikacionin Welcome Albania si e vetmja teknologji virtuale e certifikuar nga Google janë prezantuar deri më tani shumë qytete turistike të vendit ku përfshihen më shumë se 600 biznese dhe atraksione turistike.