• Korça

Transporti Publik Urban / Frekuentohet kryesisht nga mosha e 3-të, pensionistët udhëtojnë falas në Korçë

Transporti publik Urban në qytetin e Korçës, më së shumti frekuentohet nga mosha e 3-të. Ata zgjedhin këtë alternativë si më ekonomiken për të shkuar në destinacion ndërsa janë të kënaqur me shërbimin.

Ndërsa sa i takon personave që janë të pajisur me librezë invaliditeti apo kartë pensionisti, udhëtimi me urban është falas.

Transporti public në Korçë funksionon në 4 linja, ajo e bankës dhe unazës deri në orën 18:00 dhe 2 linja që shkojnë në fshatra, përkatësisht Korçë-Dishnicë-Neviçisht-Belorta-Kuç dhe në itinerarin Korçë-Medrese-SMT-Çiflig deri në orën 15:00. Shërbimi ofrohet çdo ditë të javës dhe nis që prej orës 6 të mëngjesit. Çmimi i biletës së transportit urban vijon të jetë 30 lekë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *