Në kuadër të Ditës Botërore të Artit, Zyra Rinore pranë Bashkisë Pogradec organizoi një tryezë diskutimi ku e ftuar pëballë të rinjve që merren me art, ishte Znj. Ana Verushi Kryetare e Këshillit të Qarkut Korçë. Zonja Verushi teksa iu shpjegoi të rinjve funksionet e Këshillit të Qarkut, i ftoi ata që idetë apo projektet e tyre ti aplikojnë pranë këtij këshilli nëpërmjet Bashkisë Pogradec në mënyrë që të shikohet mundësia për financimin e tyre.
Bashkëbisedimi mes znj Verushi dhe të rinjve solli edhe ide të reja mbi mënyrën e realizimit të aktiviteteve. Ndërsa i konkludua që takimet e radhës do të jenë pikërisht me aktivitetet që do të financohen nga Këshilli dhe Bashkia.