• Korça

Tatimi për profesionet e lira/ Ceci: Mosdokumentimi i shpenëzimeve ka rritur këstin

Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. Kësti mujor është llogaritur në bazë të vetëdeklarimeve të këtyre bizneseve për vitin 2023, por sipas kontabilistit Fatmir Ceci shumë prej këtyre bizneseve nuk i kanë evidentuar si duhet shpenëzimet çka ka bërë që edhe kësti të dalë më i lartë për shkak të shpenëzimeve më të ulëta.

Ligji për tatimin mbi të ardhurat thotë se bizneset e klasifikuara si profesione të lira paguajnë tatim fitim në masën 15 për qind, kur kanë xhiro vjetore më të vogël se 14 milionë lekë dhe 23 për qind për fashën mbi këtë xhiro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *