• Lajme kombëtare

Tatimet mbi pagë/ Ndryshime nga 1 Qershori për personat me pagën nga 400-600 mijë lek të vjetra

Nga 1 Qershori pagave të fashës nga 400 – 600 mijë lekë te vjetra do t’i lehtësohet barra tatimore. Me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat të gjithë ata që marrin 500 mijë lekë të vjetra ose më pak do t’u mbahen vetëm kontributet e sigurimeve.

Për pagat nga 500 mijë e 1 lek deri në 600 mijë lekë në muaj do të paguhet tatim mbi të ardhurat në masën 13 % të shumës mbi 350 mijë lekë. Për një punonjës me pagë 600 mijë lekë, taksa që duhet të paguajë tashmë është 32.500 lekë te vjetra në muaj. Për pagat 600 – 2 milion te vjetra tatimi do jetë 13% dhe sipër 2 milion lekëshit me 23%.

Sa i përket politikës së pagave, qeveria do të subvencionojë edhe bizneset e manifakturës, bujqësisë dhe peshkimit për rritjen e kostos së pagave minimale.