Fusha magnetike e Tokës mbron jetën në planetin tonë blu dhe astronomët sapo gjetën prova të një fushe magnetike në një ekzoplanet shkëmbor 12 vite dritë larg.
Në Tokë, shpesh e marrim si të mirëqenë fushën magnetike të planetit tonë. Ajo mbron krijesat e gjalla nga rrezet e diellit, tërheq gjilpërat e busullës në veri dhe madje krijon aurora të bukura.
Botë të tjera në sistemin tonë diellor kanë gjithashtu fusha magnetike por çfarë ndodh me planetët e ngjashëm me Tokën rreth yjeve të tjerë?
Vëzhgimet e fundit nga radio teleskopët Very Large Array në New Mexico zbuluan prova të një fushe magnetike në ekzoplanetin shkëmbor YZ Ceti b, i cili rrotullohet rreth një ylli me distancë 12 vite dritë larg nga Toka.
Ky është zbulimi i parë i mundshëm i një fushe magnetike në një planet përtej sistemit tonë diellor, sipas një studimi të botuar më 3 prill në revistën Nature Astronomy .
Fushat magnetike janë veçanërisht interesante për astronomët, sepse ato janë një pjesë e rëndësishme për ta bërë një planet të banueshëm.
Pa një fushë magnetike, grimcat energjike nga një yll mund të gërryejnë atmosferën e një planeti, duke hequr mbulesën e gazit që mund të mbështesë jetën.
Fusha magnetike e planetit e shtyn plazmën e ngarkuar elektrikisht prapa në drejtim të drejt yllit, e cila më pas ndër vepron me fushën magnetike të yllit, duke lëshuar ndezje të ndritshme energjie.
Në thelb, valët e radios që ekipi vëzhgoi ishin një aurora në yll, me gjasë e krijuar nga ndërveprimet me planetin thanë studiuesit.