• Lajme nga bota

Rusia ‘flet’ në OKB/ Shqipëria SHBA, Britania dhe Malta largohen nga Këshilli i Sigurimit

Diplomatët e SHBA-së, Britanisë, Shqipërisë dhe Maltës janë larguar nga takimi i Këshillit të Sigurimit në OKB, pasi e dërguara ruse Maria Lvova Velova përmes një lidhje me Skye, ka folur për të drejtat e fëmijëve. Teksa ajo ka nisur të flasë lidhur me evakuimin e fëmijëve nga zonat e konfliktit, diplomati i Shqipërisë, iu është bashkuar kolegëve nga SHBA, Britania dhe Malta, duke u larguar nga Këshilli.

Lvova-Belova, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, iu dha një urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare pasi u akuzuan për deportim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i pushtimit, raporton The Guardian.

Britania ka bllokuar transmetimin në internet të OKB-së, në të cilin do të foli komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, e kërkuar nga gjykata penale ndërkombëtare për akuzat për krime lufte.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, deklaroi para gazetarëve se SHBA-të i ishin bashkuar Britanisë në bllokimin e transmetimit në internet, kështu që Lvova-Belova nuk kishte “një podium ndërkombëtar për të përhapur dezinformata dhe për t’u përpjekur të mbronte veprimet e saj të tmerrshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *