Më shumë se 2 mijë gra po e detyrojnë qeverinë zviceriane të përballet me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut duke pretenduar se politika e kësaj të fundit mbi ndryshimet klimatike po kërcënonte jetët dhe shëndetin e tyre.
Kjo është hera e parë që Gjykata Europiane do të dëgjojë një çështje për ndikimin e ndryshimeve klimatike në të drejtat e njeriut.
Para se çështja të dërgohej në atë gjykatë, ajo u përball me beteja të pa suksesshme në gjykata zvicerane.
Në Zvicër, temperaturat po rriten me ritme më të shpejta se mesatarja botërore dhe vendi është përballur më shpesh me valë të nxehti. Gratë zvicerane që kanë ngritur çështjen të cilat e quajnë veten klubi i të moshuarave të klimës dhe kanë një moshë mesatare prej 73 vjeç, thonë se ndryshimet klimatike po vendosin të drejtat e tyre njerëzore, shëndetin por edhe jetët e tyre në rrezik.
Mes provave që ato i kanë dërguar Gjykatës janë edhe kartelat e tyre shëndetësore. Gratë duan që Gjykata Europiane të të drejave të njeriut të urdhërojë qeverinë zvicerane të punojë më shumë për reduktimiin e emëtimeve të gazeve të efektit serë.
Në 20 vitet e fundit në Europë, mes personave mosha e të cilëve është 65 vjeç e sipër ka patur më shumë raste vdekshmërie të lidhura me të nxehtin. Këto raste janë shtuar me më shumë se 30 përqind.
Qeveria zvicerane ndërkohë nuk mohon se ndryshimet klimatike prekin shëndetin, pro thotë se ato nuk lidhen specifikisht me shëndetin e grave të moshuara. Nëse gratë që kanë ngritur çështjen arrijnë sukses, ky do të ishte një precedent për çdo shtet anëtar të Gjykatës Europiane me 46 anëtarë.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/