• Lajme nga bota

Liria në botë/ Raporti i Freedom House: Rajoni në listën e vendeve pjesërisht të lira

Rënia e lirisë globale, shkelja e lirisë së shprehjes dhe lufta për liri janë disa prej pikave kyçe që renditen në raportin e Organizatës Freedom House. Liria në botë, sikurse theksohet në raport, ka shënuar rënie për të 17-in vit me radhë.

Dhe një ndikim kryesor në këtë gjë, e luan lufta e Rusisë në Ukrainë, që siç nënvizon raporti “çoi në mizori shkatërruese të të drejtave të njeriut në Ukrainë”.

Grushtet e shtetit dhe përpjekjet e tjera për të minuar qeverinë përfaqësuese destabilizuan Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin. Grushtet e shtetit të viteve të mëparshme dhe represioni i vazhdueshëm vazhduan të pakësojnë liritë themelore në Guinea dhe të kufizojnë ato në Turqi, Myanmar dhe Tajlandë, ndër të tjera”, thuhet në raport.

Duke u ndalur kryesisht te liria globale, duke përfshirë lirinë e shprehjes, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, të drejta politike, liri fetare, liri të tubimit, etj., Freedom Houese rendit 84 vende të botës, në kategorinë e vendeve të lira, 54 pjesërisht të lira dhe 57 në vendet jo të lira.

Në mesin e 54 vendeve pjesërisht të lira, nga 195 vende në total për të cilat flet raporti, organizata rendit vendet e rajonit, Shqipërinë, Kosovës, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo e fundit, sikurse nënvizohet në raport, konfirmoi në pushtet liderët nacionalistë të rrënjosur joliberalë. Serbia renditet në listën e vendeve që kanë pësuar një rënie dramatike të lirisë gjatë 10 viteve të fundit.

Në Hungari dhe Serbi, liderët nacionalistë të rrënjosur joliberalë u ripohuan në pushtet. Kryeministri hungarez Viktor Orbán mundi frontin e bashkuar të opozitës, duke fituar mandatin e katërt radhazi, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç siguroi një mandat të dytë pesëvjeçar pas një dekade në qeverisje”, nënvizohet në raport. 

Lufta për demokraci mund t’i afrohet një pike kthese, nënvizon raporti. Hendeku mes numrit të vendeve që regjistruan përmirësime të përgjithshme në të drejtat politike dhe liritë civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme për vitin 2022, ishte më i ngushti që ka qenë ndonjëherë gjatë 17 viteve të përkeqësimit global. Sipas Freedom House, 34 vende bënë përmirësime dhe numri i vendeve në rënie, në 35, ishte më i vogli i regjistruar që nga fillimi i modelit negativ.

Po ashtu, në raport thuhet se shkelja e lirisë së shprehjes ka qenë prej kohësh një shtytës kryesor i rënies demokratike globale. Në raport, theksohet se në 157 vende dhe territore gjatë 2022, liria e medias u vu në presion.

Rezultatet për një tregues të lidhur me lirinë e shprehjes personale kanë rënë gjithashtu gjatë viteve në mes të pushtimeve më të mëdha të privatësisë, ngacmimeve dhe frikësimi dhe stimujt për të vetëcensuruar si në internet ashtu edhe jashtë saj”, thuhet në raport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *