• Lajme nga bota

Kryeministri Kovaçevski takon Vuçiç dhe Brnabiq: Në fokus zgjerimi i “Open Balkan”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës zyrtare në Serbi, është takuar me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministren Ana Brnabiq. Gjatë një shëtitje në Beograd, Vuçiç ka bërë me dije se “Open Balkan” dhe rruga e rajonit drejt BE-së, ishte në fokus të bisedës mes tyre.

Thonë se gjatë një shëtitjeje të mirë del me planet më të mira dhe bën bisedat më të këndshme. Ndërsa unë me krenari i tregoj mikut tim Dimitar Kovaçevski se sa shumë ka ndërtuar Beogradi, ne shkëmbejmë mendime për zgjerimin e nismës “Open Balkans”, BE, rruga e rajonit tonë, pozicioni dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor në hartën gjeopolitike të Evropës dhe botës, por edhe planet për takimet e ardhshme dhe projektet e reja të lidhjes”, tha Vuçiç, raporton Tanjug.

Sakaq, Kryeministri Kovaçevski dhe homologia e tij, Brnabiq, do të zhvillojë këtë të premte (31 mars) një takim të përbashkët plenar, lidhur me thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ata do të nënshkruajnë memorandumet e bashkëpunimit në kuadër të nismës “Open Balkan” dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

/korca.rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *