Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dalë sot (4 prill) përpara gjykatës për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Trump mbërriti të hënën në Neë York, ndërsa mëngjesin e sotëm është konsultuar me avokatët e tij Susan Necheles dhe Joe Tacopina në Kullën Trump.
Ish-presidenti ka qenë nën hetim për paratë e heshtura të paguara pak para zgjedhjeve të vitit 2016 për një yll porno, ndonëse vetë Trump i hedh poshtë këto deklarata, raporton BBC.
Masat shtesë të sigurisë janë vendosur jashtë gjykatës së Manhattan, pas thirrjes së Trump për protesta. 76-vjeçari Donald Trump, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.
“GJUHJA E SHGJIRAVE”, shkroi republikani në platformën e tij “Truth Social” pak para se të udhëtonte nga shtëpia e tij në Florida për në Nju Jork të hënën,një udhëtim që tërhoqi mbulim të gjerë në të gjithë kanalet e lajmeve amerikane.
Të martën në mëngjes, dhjetëra policë dhe oficerë të gjykatës, si dhe agjentë të Shërbimit Sekret pritet të shoqërojnë Trump nëpër rrugët e Nju Jorkut në kompleksin e gjykatave të Manhatanit të Ulët.
Akuzat me të cilat ai përballet do të bëhen të plota në seancën dëgjimore, e cila është caktuar për rreth orës 14:15 me orën lokale (19:15 BST). Avokatët e tij tashmë kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm.
Ish-presidenti pritet së pari të dorëzohet në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, përpara se të dalë në gjykatë.
Trump ka qenë nën hetim për një transfertë bankare prej 130,000 dollarësh (105,000 £) nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, te ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.
/korca.rtsh.al/