Fshati Pilur ka qenë ndalesa e radhës e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Devoll, Elvis Hajdërlli. Ai është njohur me shqetësimet e fermerëve ku sërish problematika me e madhe është mungesa e shitjes së prodhimeve bujqësore por edhe çështje të sistemimit e rehabilitimit të rrugëve e kanaleve.
“Në Pilur, në një nga zonat më të rëndësishme të prodhimeve bujqësore në Devoll e njëkohësisht më të prekur nga mungesa e menaxhmit dhe mbështetjes së fermerëve nga bashkia aktuale. Këta bujq punëtorë, të cilëve u është prerë shpresa dhe mendojnë çdo vit të njëjtën gjë a do të shiten produktet e tyre apo do t’i flakin në rrugë? Ata shpesh janë detyruar t’i presin pemëtoret e tyre, të braktisin tokat pjellore dhe të marrin rrugën e emigrimit. Të mbingarkuar nga situata, banorët shprehen të lënë pas dore e në vështirësi të shumta:
- Mungon sistemimi dhe rehabilitimi i rrugëve bujqësore dhe kanaleve anësore në hyrje të fshatit
- Puseta pranë pallatit paraqitet shumë problematike
- Ndriçimi publik është i pamjaftueshëm
- Depoja e ujit është tepër e amortizuar
Synimi ynë është rritja e mirëqënies, zhvillimi bujqësor dhe ekonomik i fshatit Pilur dhe gjithë Devollit! Nëpërmjet implementimit të projekteve tona, do t’i shërbejmë me transparencë dhe profesionalizëm çdo banori,duke ndërhyrë në:
- Rehabilitimin e infrastrukturës rrugore
- Ndërtimin e një depoje të re uji
- Mirëmbajtje dhe mirëmenaxhim të mbeturinave si dhe kanaleve kulluese e ujitëse
- Përkrahja e fermerëve
- Nxitja e aktiviteteve në fushën e prodhimit bujqësor dhe agroturizmit
Ndërsa i ka falenderuar banorët për mbështetjen në këtë iniciativë, Hajdërlli u ka shprehur gatishmërinë për të qenë zëri i tyre në bashkinë e drejtuar prej tij.
Lini një Përgjigje