• Devoll

Hajdërlli me banorët e Pilurit: Do jem zëri juaj!

Fshati Pilur ka qenë ndalesa e radhës e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Devoll, Elvis Hajdërlli. Ai është njohur me shqetësimet e fermerëve ku sërish problematika me e madhe është mungesa e shitjes së prodhimeve bujqësore por edhe çështje të sistemimit e rehabilitimit të rrugëve e kanaleve.

“Në Pilur, në një nga zonat më të rëndësishme të prodhimeve bujqësore në Devoll e njëkohësisht më të prekur nga mungesa e menaxhmit dhe mbështetjes së fermerëve nga bashkia aktuale. Këta bujq punëtorë, të cilëve u është prerë shpresa dhe mendojnë çdo vit të njëjtën gjë a do të shiten produktet e tyre apo do t’i flakin në rrugë?  Ata shpesh janë detyruar t’i presin pemëtoret e tyre, të braktisin tokat pjellore dhe të marrin rrugën e emigrimit. Të mbingarkuar nga situata, banorët shprehen të lënë pas dore e në vështirësi të shumta:

  • Mungon sistemimi dhe rehabilitimi i rrugëve bujqësore dhe kanaleve anësore në hyrje të fshatit
  • Puseta pranë pallatit paraqitet shumë problematike
  • Ndriçimi publik është i pamjaftueshëm
  • Depoja e ujit është tepër e amortizuar

Synimi ynë është rritja e mirëqënies, zhvillimi bujqësor dhe ekonomik i fshatit Pilur dhe gjithë Devollit! Nëpërmjet implementimit të projekteve tona, do t’i shërbejmë me transparencë dhe profesionalizëm çdo banori,duke ndërhyrë në:

  • Rehabilitimin e infrastrukturës rrugore
  • Ndërtimin e një depoje të re uji
  • Mirëmbajtje dhe mirëmenaxhim të mbeturinave si dhe kanaleve kulluese e ujitëse
  • Përkrahja e fermerëve
  • Nxitja e aktiviteteve në fushën e prodhimit bujqësor dhe agroturizmit

Ndërsa i ka falenderuar banorët për mbështetjen në këtë iniciativë, Hajdërlli u ka shprehur gatishmërinë për të qenë zëri i tyre në bashkinë e drejtuar prej tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *