• Lajme nga bota

Akuzat për krime lufte, nis sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së! Thaçi, Veseli, Jakupi dhe Selimi në paraburgim që prej 2020

Pas 3 vitesh paraburgim, në Gjykatën Speciale në Hagë fillon sot (3 prill) procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte.

Seanca nis në orën 09.00, ku Zyra e Prokurorit të Specializuar ka 5 orë në dispozicion për të paraqitur deklaratën hyrëse dhe akuzat ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe më pas do të marrin fjalën avokati mbrojtësi i viktimave.

Më datat 3, 4 dhe 5 prill pritet që të bëhen të gjitha deklaratat hyrëse dhe parashtrimet nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë dhe më pas do të bëhet thirrja e dëshmitarëve.

Kundër ish-krerëve të UÇK-së pritet të dëshmojnë mbi 300 dëshmitarë të prokurorisë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Një ditë më parë në mbështetje të tyre në Prishtinë u organizuar edhe “Marshi për Drejtësi” pikërisht për të mbështetur luftën e tyre të drejtë në çlirimin e vendit kundër pastrimit etnik.

Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

/korca.rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *