Fëmijët e bashkisë Maliq së shpejti do të kenë mundësi të trajnohen në një sërë kursësh jashtëshkollore duke shfaqur dhe përmirësuar talentet e tyre. Qendra Komunitare në qytetin e Maliqit do të shërbejë gjatë pasdites për ofrimin e këtyre kurseve për fëmijët e interesuar falë një projekti që është fituar nga bashkia me mbështetjen e PNUD-it.
Sipas burimeve nga bashkia e Maliqit këto ditë pritet të nisin edhe regjistrimet për kurset që do të ofrohen për fëmijët nga mësues të specializuar.