Banorët e fshatit Zvezdë tashmë do të mund të marrin shërbim shëndetësor në kushte të përshtatshme. Kjo falë një investimi të bashkisë Maliq për ndërtimin e një godine duke zëvendësuar barakën në të cilën jepej shërbimi prej vitesh.
Për mjekunThomaq Manika ka qenë tepër e vështirë puna në kushtet e dikurshme.
Ndërkohë banorët shprehen falenderues për këtë investim.
Bashkia e Maliqit ka parashikuar të kryejë dhe rehabilitimin e qendrave shëndetësore në fshatrat Orman dhe Zëmblak të cilat janë amortizuar me kalimin e viteve.