• Lajme nga bota

Festivali i Anti-Racizmit 2023/ Zhvillohet në Selanik edicioni i 42-të i festivalit

Eshte zhvilluar edicioni i 42-te i Festivalit te Antiracizmit ne Selanik, tek parku i Ksanthit ne datat 29, 30 qershor duke u permbyllur ne daten 1 korrik.

Një ditë para fillimit të planifikuar të festivalit te antiracizmit të këtij viti (15/06) erdhi lajmi tragjik për mbytjen e anijes në Pilos që përmbysi të gjitha planet. Por ky festival organizohet prej 23 vitesh pikërisht për të luftuar për: kufij të hapur, azil dhe solidaritet me refugjatët, korridore të hapura dhe të sigurta për ata që duan të ikin nga lufta, persekutimi apo varfëria ekstreme, që vetë Perëndimi shkakton në Afrikë dhe Azi, dhe për lirinë e lëvizjes dhe të drejtën e qëndrimit.

Të jemi në gjendje të ngremë sërish buzëqeshje konkurruese, duke kujtuar edhe ato që kemi humbur dhe të deklarojmë në mënyrat tona se “lufta jone nuk ka kufij, as atdheu ynë i qeshur” – Kjo ka qene motoja e festivalit antiracizem te ketij viti, I cili u hap ne daten 29 qershor me prezantimin e librit ‘I STILL LOVE H.E.R.” te Kostas Savvopulos, per te vazhduar me shfaqjen e një dokumentari audio “Concretes Fissures” dhe me procesionin e Shtepise te Kultures braziliane.

Festivali i antiracizmit te ketij viti ne Selanik perfundoi mbremjen e se shtunes, me tematika si shtetësia, legalizimi, pensionimi i emigrantëve dhe gjinia, lufta kundër kërcënimit fashist sot, etj.

E vecanta e dites se fundit te ketij festivali ka qene edhe pjesemarrja me valle karakteristike shqiptare nga organizata te ndryshme shqiptare si Faros, Shoqata e Emigranteve Shqiptare “Nene Tereza”, Zoi dhe Zeta.

Festivali permbante stacione dhe tematika te ndryshme, si politike, pjesen e organizimit te lojerave per femijet apo workshop per prinderit, per dimensionin gjinor ne lojera, lojera gjuetish thesari kunder racizmit, duke vazhduar me koncert ne oret e mbremjes, me artiste nga skena perendimore, por edhe ata te muzikes karakteristike greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *